Vendosni fjalën kyçe....

Kisha katolike zbulon abuzime seksuale në Teksas


Zyrtarët e kishës katolikë në shtetin jugor të Teksasit publikuan të enjten emrat e rreth 300 priftërinjve dhe personave të tjerëve të akuzuar për abuzime seksuale me mijëra fëmijë.

Disa emra në listë janë përfshirë në ngjarje që kanë ndodhur në vitet 1940 dhe shumë prej tyre kanë vdekur.

Kardinali Daniel DiNardo i dioqezës Galveston-Houston tha se emrat u bënë publike “për të dhënë drejtësi dhe për të ofruar shërim e shpresë për ata që kanë vuajtur”.

Nuk dihet ende nëse ndonjë prej emrave në listë do të përballet me akuza në gjykatë. Kjo shënon zbulimin më të fundit rreth priftërinjve që kanë kryer abuzime seksuale, një skandal ndërkombëtar që ka tronditur kishën katolike./VOA

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *