Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Opozita në 16 shkurt proteston për të gjithë  për një të ardhme më të mirë


 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka deklaruar mbrëmjen e sotme se protesta e thirrur nga opozita në 16 shkurt do jetë një protestë që do bashkojë të gjitha hallet që ndjekin popullin sot dhe për një jetë më të mirë nesër.

Njerëzit në protestë duhet të dalin për studentët, për banorët e Unazës së re, për banorët e Shkozës, pasi nesër mund të shkojë të prishë dhe shtëpitë në mes të Tiranës. Protestës së opozitës duhet t’i vëmë një emër, dikush do një punë më të mirë, një pagë më të mirë, prandaj të gjithë të jenë në protestë”..

Sot njerëzve po u marrin shpirtin. Protesta e opozitës kanë krijuar disa indice. Ne nuk jemi për pushtetin në tavolinë por me votë. Për ta marrë me dhunë e marrim e lidhim në Kuvend se nuk ka kush ta mbrojë se gardistët më rrogë 180 mijë lekë nuk e mbrojnë”-  u shpreh Kryemadhi, në emisionin Java në RTSH.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *