Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Shqipëria është kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka theksuar se në Shqipëri një pjesë e PBB-së vjen nga paratë e pista dhe se vendi ynë është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista.

Më tej Kryemadhi, shtoi se edhe ndërtimi i Teatrit Kombëtar ishte pjesë e skemës për të pastruar paratë.

Shqipëria është kthyer edhe në një lavatriçe të pastrimit të parave, e cila ka krijuar një nga problemet më të mëdha që do të ishin PPP-të e famshme, pra projekti 1 miliardë euro që e promovoi Kryeministri, kishte si qëllim futjen e parave të tjera, të cilat nuk do të shërbenin si paratë që vinin deri dje te krimi i organizuar nga blerja e apartamenteve, e makinave luksoze, orave, bizhuterive, pronave të ndryshme, apo hoteleve dhe moteleve, restoranteve. Por këto para tashmë do të futeshin edhe nga paratë e drogës, nëpërmjet pastrimit të një instrumenti shtetëror. Çfarë do të thotë? Po të marrim rastin e Teatrit Kombëtar, ishte një skemë e pastrimit të parave. Vetë kompania “Fusha”, në të gjithë turn overin e saj në 24 vjet, nuk i ka kaluar më shumë 20 milionë dollarë”-deklaroi Krymeadhi në emisionin Java në RTSH.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *