Vendosni fjalën kyçe....

Majko: Shkëmbimi i territoreve një lodër e rrezikshme (Video)


Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka diskutuar debatin e madh që është hapur në kufijtë e shqiptarisë edhe më tej për një shkëmbim të mundshëm të territoreve të Kosovës duke e cilësuar si një lojë të rrezikshme që nuk do të prekte vetëm Kosovën por të gjithë rajonin.

“Nga të gjitha palët askush nuk toleron në këtë histori. Ka një politikë as mish as peshk që vjen nga Brukseli. Ka një qartësi nga politika gjermane dhe britanike, që kanë thënë se staus quo është e rëndësishme dhe  jo nga interesat e tyre, por nga koncepte të kontratës ndërkombëtare që është e Ahtisarit. Vendimi i Gjykatës Ndërkomëbatre për çështjen e Kosovës dhe të drejtën për pavarësi të Kosovës nuk ishin akte që mund të diskutohen e rishikohen sepse dikush në Beograd do tolerojë për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Pavarësia e Kosovës është një fakt juridik ndërkombëtar që në mos sot nesër do njihet nga të gjithë, kur Vuçiç është ky që është, po të vijë një vend tjetër në vend të tij. Unë do thosha që Kosova mos i shkëputet linjës së negociatave.

Nuk diskutoj kutinë  e Pandorës, diskutoj histori që po filluan vështirë se mbarojnë. Kërkesa e shumë faktorëve për kujdes që ne do jemi dakord me gjithçka palët do bien dakord nuk është dritë jeshile për çudira, por për të ndihmuar faktorin shqiptar. Kjo po kthehet në lodër të rrezikshme që nuk prek vetëm Kosovën apo marrëdhëniet rajonale. Është një lodër më komplekse dhe duhet të jemi të kujdesshëm që të mos fluturojmë shumë lart”-deklaroi Majko në ABC News.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *