Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave në Has. Një 74 vjeçar është aksidentuar për vdekje në Krumë të Hasit.
Viktima është shtetasi me iniciale R.D 74 vjeç i cili është banues në Krumë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policsë:
Më datë 01.02.2019, në qytetin e Krumës, poshtë spitalit, shtetasi A.A., banues në Zahrisht, Has, duke drejtuar mjetin tip “Rangrover”, ka aksidentuar shtetasin R.D., vjeç 74, banues në Krumë. I aksidentuari është transportuar në Spitalin e Kukësit, ku gjatës rrugës ka gjetur vdekjen. Drejtuesi i mjetit shtetasi A.A., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has, për veprime të mëtejshme proceduriale, si dhe grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes.