Pas lajmit se do të mungojë në dy përballjet e Championsit të PSG-së me Manchester United dhe dëmtimit, Neymar e ka humbur toruan me mediet.
Sapo zbriti nga makina dhe po ecte me paterica, gazetarët i drejtuan pyetjen “A do të kthehesh te Barcelona?”. Por kjo pyetje duket se e ka bërë Neymar-in të humbë kontrollin ndaj gazetarëve, duke iu drejtuar me fjalët aspak etike “Mos më çani trapin!”.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Neymar u ka shkruar mesazhe në WhatsApp ish-shokëve dhe përfaqësuesve të klubit, ku i kërkon të bindin Frenkie de Jong të bashkohet me Barcelonën e të lërë PSG-në.
26-vjeçari thuhet se dëshiron të bashkohet me klubin e Barcelonës pasi është mërzitur me mungesën e konkurrencës, si dhe me klimën në Francë.
Neymar ka shënuar 48 gola dhe ka ndihmuar 27 gola në 53 paraqitje që kur u bashkua me Paris Saint-Germain, për një rekord botëror prej 222 milionë eurosh (R3.45 miliardë) në vitin 2017.