Vendosni fjalën kyçe....

Pranga 3 ish-ministrave maqedonas, akuzohen për korrupsion


Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës parahetimore ndaj katër personave për të cilët ekziston dyshim i bazuar se kanë keqpërdorur detyrën, shkruan Portalb.mk.

“Të arrestuarit dyshohen se në cilësinë e ministrave për Bujqësi, Pylltari dhe Menaxhim të Ujërave si dhe zëvendësit e tyre në periudha të caktuara kanë nënshkruar marrëveshje për dhënie me qira të tokave bujqësore dhe marrëveshjet nuk i kanë shfuqizuar edhe pse qiraxhinjtë nuk i kanë paguar kompensimet për qira.

Bëhet fjalë për 584 marrëveshje për dhënie me qira të tokave bujqësore në vende të ndryshme. Në këtë mënyrë i është bërë dëm Buxheti të Republikës së Maqedonisë 88.467.607 denarë (mbi 1.4 milionë euro)”, thonë nga Prokuroria.

Prokuroria thotë se duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet, prokurori kompetent deri te gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore, ka dorëzuar propozim për marrjen e masës së paraburgimit.

Jo-zyrtarisht bëhet fjalë për ish ministrat Aco Spasenovsi, Mihail Cvetkov dhe Lubço Dimovski dhe ish zv/ministrin Kristijan Delev.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *