Një i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Gjermani, pasi është vrarë nga një shtetas afgan.
Mësohet se afgani ka qëlluar me thikë 25-vjeçarin shqiptar Ridjan Myftari, i cili ka humbur jetën, si dhe kushëririn e tij, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në Gjermani, ku i riu kishte shkuar prej disa muajsh.
Afgani e ka qëlluar kushëririn e 25-vjeçarit 6 herë me thikë ndërsa Ridjanin vetëm një herë. Por kjo goditje ka qenë aq e fortë saqë i ka marrë jetën. Familjarët e të riut kanë shkuar në Gjermani dhe janë në pritje për të sjellë trupin e tij në vendlindje.