Vendosni fjalën kyçe....

Trump del nga traktati bërthamor, paralajmëron Rusinë


SHBA-ja ka vendosur të pezullojë pjesëmarrjen në Traktatin e Armëve Bërthamore me rreze të Mesme Veprimi (INF), tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, duke shtuar se SHBA-ja mund të kthehet në marrëveshje brenda 180 ditësh, nëse Moska përmbush kërkesat e saj.

Dalja nga traktati i hap rrugën një gare të re armatimi pas asaj të Luftës së Ftohtë dhe rrit pasigurinë në kontinentin e vjetër.

“SHBA pezullon detyrimet e saj sipas Traktatit të INF-së. Ky vendim hyn në fuqi më 2 shkurt,” u tha Pompeo gazetarëve gjatë një konference për shtyp.

Ai gjithashtu tha se Uashingtoni do të njoftojë Rusinë dhe shtetet e tjera se do tërhiqet tërësisht nga marrëveshja brenda gjashtë muajsh.

Pompeo në mënyrë të përsëritur fajësoi Moskën për këtë zhvillim, duke e akuzuar atë për “pështjellim” dhe “paturpësi” duke shkelur marrëveshjen.

Mikhail Gorbachev dhe Ronald Reagan nënshkrujanë trajtatin në vitin 1987

“Nëse Rusia nuk kthehet në pajtim të plotë dhe të verifikueshëm me traktatin brenda periudhës gjashtë mujore, duke shkatërruar në mënyrë të verifikueshme raketat e saj INF që shkelin traktatin, raketat e tyre dhe pajisjet përkatëse, traktati do të përfundojë.” – tha ai.

Në të njëjtën kohë, ai ende pohoi se SHBA “po shpreson që ne mund ta vendosim marrëdhënien tonë me Rusinë në një themel më të mirë”. Megjithatë, ai tha se Moska duhet të ndryshojë kursin e saj nga ajo që ai e quajti “aktivitet destabilizues jo vetëm për këtë çështje por edhe për çështje të tjera.”

Nënshkruar nga SHBA-ja dhe ish-Bashkimi Sovjetik në vitin 1987, Traktati i INF-së ka qenë një gur themeli i sigurisë evropiane prej vitesh.

Marrëveshja i ndaloi raketat që nisen nga toka me rreze nga 500 km dhe 5.500 km – shumë prej të cilave ishin vendosur nga të dyja palët në Luftën e Ftohtë në atë kohë.

Gjatë viteve të fundit, SHBA-ja e ka akuzuar Rusinë për shkeljen e marrëveshjes, pasi ka ndërtuar raketa të ndaluara, diçka që Moska e ka mohuar me forcë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *