Vendosni fjalën kyçe....

Trump drejt shpalljes të emergjencës kombëtare për murin me Meksikën


Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se negociatat me demokratët në lidhje me financimin e një muri në kufirin me Meksikën nuk kanë përparuar dhe ai mund të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare për të anashkaluar Kongresin në lidhje me ndërtimin e kësaj barriere.

“Nuk po shkojmë askund me Demokratët”- tha Trump për reporterët në Shtëpinë e Bardhë.

“Mendoj se me shumë mundësi do e bëjmë këtë”, shtoi ai duke iu referuar emergjencës kombëtare.

Megjithatë Trump nuk dha detaje nëse do të shpallte gjendjen e emergjencës kombëtare, që do i mundësonte atij të financonte një mur në kufij pa miratimin e kongresit, por me siguri do t’i përballet me sfida ligjore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *