Vendosni fjalën kyçe....

Mediet publikojnë batutat mes Cakajt dhe ministrit serb, salla qesh


Që prej orëve të vona të ditës së djeshme, mediet shqiptare kanë qarkulluar një lajm, në qendër të të cilit kanë qenë disa batuta mes ministrit tonë të deleguar Gent Cakaj dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë Iviça Daçiç.

Përpos guximit të Cakajt, ajo që të bën përshtyje është edhe detaji i ilaritetit që ka shoqëruar të pranishmit në sallën e Samitit të Ministrave të Jashtëm të Ballkanit.

“Opinion.al” ka zbardhur debatin mes Cakajt dhe Daçiçit:

Daçiç: Pse Kosova ka dy ministra të jashtëm në tryezë? Ky është një provokim i rëndë që na bëhet nga ministri i Jashtëm Edi Rama.

Cakaj: Në fakt zoti ministër ju duhet të ishit skandalizuar më parë, sepse Kosova i ka pasur dy dhe ka një fjalë që thotë nuk ka dy pa tre! Ju jeni nga Prizreni apo jo, por përfaqësoni këtu Serbinë, ndërsa unë po jam shqiptar nga Kosova dhe përfaqësoj Shqipërinë!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *