Vendosni fjalën kyçe....

Arratisja e Gruevskit/  Prokuroria: E planifikuar dy muaj përpara


Nikolla Gruevski s’ka ikur në momentin e fundit, por në detaje e ka planifikuar arratisjen, thonë për TV Telma nga Prokuroria. Ato thonë se ai nuk e ka thënë të vërtetën dhe ka manipuluar publikun për shkak se në hetime janë mbledhur dëshmi ku vërtetohet se ai ka nisur të planifikojë arratisjen dy muaj para, në shtator.

Kjo përputhet me njoftimet e PSP-së se ai pikërisht në shtator ka tërhequr paratë nga llogaritë bankare në Maqedoni, rreth 200.000 mijë euro dhe që kaloi pa u vënë re nga organet kompetente dhe hetuese.

Kur, si, nga ku dhe ndihmën e kujt Gurevski u arratis nga Maqedonia mbetet e panjohur edhes pas intervistës së tij të djeshme. Gruevski thotë se nuk ka ikur por ka kaluar dhe se ka qenë shumë e thjeshtë.

Prokurorja Vilma Ruskoska për TV Telma deklaroi se është e pritshme që Gruevski të mos zbulojë detaje për arratisjen dhe ndihmën eventuale.

“Që nuk dëshiron të thotë është normale. Nëse e thotë do të duhet të zbulojë kush apo cilët i kanë ndihmuar gjatë arratisjes”, tha Ruskovska.

Nga partia e Gruevskit, OBRM-PDUKM nuk kanë koment për qëndrimet në intervistën por edhe pa përgjigje nëse mbesin pas kryetarit të tyre të nderit./INA


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *