Arrestohet një 34-vjeçar nga Kurbini, i cili rezulton në kërkim për disa vepra penale. 34-vjeçari me inicialet K. G., banues në Kurbin, ishte shpallur në kërkim kombëtar në dhjetor të vitit 2018.
Personi ishte denoncuar për dhunë si dhe gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur armë dhe municione të fshehura.
“Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, u ndalua shtetasi K.G. 34 vjeç, banues në Kurbin, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar në dhjetor të vitit 2018, pasi ishte denoncuar për dhunë si dhe gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur armë dhe municione të fshehura.
Gjithashtu, më 22 Janar 2019, ndaj tij, Gjykata e Shkallës Parë Kurbin ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprat penale ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake’, ‘Mbajtje pa leje të armëve sportive dhe gjuetisë’ dhe ‘Dhunë në familje’.”, bën me dije policia e Kurbinit.