Vendosni fjalën kyçe....

Australia mes dy ekstremeve, përballet me temperaturat e larta dhe përmbytjet


Mijëra banorë të qytetit australian Taunsvill janë paralajmëruar për përmbytje të paprecedenta, pasi portat e digave janë hapur tërësisht të dielën në kushtet e reshjeve të dendura të shiut që nuk po ndalen.

Shiu në Kuinslend, ku edhe ndodhet Taunsvilli, ka bërë që diga e lumit Ross të përballet me një sasi uji që i kalon kapacitetet e saj.

Zyrtarët më herët paralajmëruan se rreth 20 mijë shtëpi mund të mbulohen nga uji. Makina dhe bagëti janë rrëmbyer ndërkaq nga uji në qytetin bregdetar të shtetit verilindor.

Të dielën, Byroja Australiane e Meteorologjisë paralajmëroi për rreziqe për jetën dhe pronën ndërsa portat e digës u hapën. Diga do të çlirojë 1900 metra kub ujë në sekondë, një sasi kjo shumë e rrezikshme.

Taunsvill është përballur me më shumë se një metër shi vetëm brenda një jave, duke thyer rekordet e mëparshme. Ndërkohë, pjesa tjetër e vendit po përballet me temperatura ekstremisht të larta dhe zjarret kanë filluar të trembin jo pak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *