Britanikët janë habitur mëngjesin e së shtunës, kur ndërsa shpresonin për një lajm të mirë pas motit të keq, “BBC” transmetoi parashikimin e motit për të premten.
Në vend të informacionit të fundit që paralajmëronte më pak stuhi të rënda, njerëzit u përshëndetën me parashikimet e një dite më parë, për stuhi të ashpra dhe kaos, shkruan “Daily Mail”.
Gabimi i dukshëm u kap menjëherëë saqë në internet, përdoruesit e rrjeteve sociale nisën të talleshin duke ngitur pyetjen nëse BBC kishte ‘shpikur një makinë kohe’.
Komentet dhe ironitë e lexuesve ishin nga më të ndryshmet dhe mediat e tjera përfituan të publikonin lajmin kundër konkurentit të tyre kryesor “BBC”-së.