Vendosni fjalën kyçe....

Elbasani në protestë, qytetarët marshojnë nën thirrjet “Rama ik!”


Qytetarët e Elbasanit janë ngritur sot në protestë. Në këto momente ata kanë nisur marshimin në Bulevardin kryesor të qytetit, për të protestuar përpara bashkisë.

“Qytetari i Elbasanit s’mund të drejtohet nga një kryebashkiak i plakur dhe një sëpatë, prerës të pemëve  si Taulant Balla.

Para pak ditësh isha në një studio televizive, ku më pyetën si ka mundësi që politikanë si Balla që kanë lindur në fshat mes pyjeve e ujqërve, po i presin pemët, si ka mundësi që ndodh kjo por siç duket këta politikanë janë betonizuar më shumë se çduhet. Më 16 shkurt t’i japim shkelmin e duhur Edi Ramës.”, tha aktivisti Aulon Kalaja.

“Ky vend po vdes çdo ditë, t’i japim shpresë këtij vendi.”, tha një tjetër qytetare.

“Të gjithë pjesëmarrësit në këtë protestë i ftoj t’i drejtohen bashkisë së korrupsionit për të përcjellë edhe atje zërin tonë.”, tha një nga protestuesit me megafon, duke u paraprirë qytetarëve në marshimin drejt bashkisë.

“Rama ik. Qeveri hajdute. Hajdutë dhe kriminelë” apo dhe “O Edvin, o barbon, Shqipëria nuk të don”, janë disa nga thirrjet e qytetarëve të Elbasanit të cilët ankohen për nivelin e ndotjes në këtë qytet./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *