Moti i keq në qytetin e Vlorës ka paralizuar rrjetin elektrik. Mësohet se si pasojë e erës së fortë, është dëmtuar fideri “Vlora 1”, pas rrëzimit të shtyllave elektrike.
Si pasojë ka mbetur pa energji elektrike edhe një pjesë e spitalit rajonal të Vlorës. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vend (OSHEE), ka lajmëruar se ka nisur puna për riparimin e defekteve në terren.
“Vlorë, era e fortë rrëzon shtyllën e tensionit të mesëm
Ne Vlore, era e forte ka demtuar fiderin “Vlora 1”, prej 6kV, duke rrezuar shtyllat.
Ekipet e defekteve ndodhen ne terren duke riparuar rrjetin, i cili furnizon nje pjese te spitalit rajonal.
Moti i keq eshte i disfavorshem per nje rikthim te shpejte te energjise, megjithate stafet dhe masat shtese, te marra ne kushtet e emergjences, do reduktojne kohen e riparimit te fiderit qe ndodhet ne zonen e TEC-it, Vlorë.”, njofton OSHEE mëngjesin e sotëm.
Si pasojë e motit të keq edhe në Vlorë ashtu sikurse në Durrës është ndërprerë lundrimi. Mëngjesin e sotëm, si pasojë e erërave të forta në bregdet, janë mbytur 5 varka.