Vendosni fjalën kyçe....

I kërkoi anulimin e projektit te Unaza, Rama sulmon Metën: E lexon Kushtetutën si opozita!


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së presaidentit Ilir Meta, për të anuluar projektin në lotin e parë të Unazës së Madhe.

Rama ka përdorur ironinë duke sulmuar Metën, se po e lexon kushtetutën sikur të ishte opozita, ndërsa shton se është drejtuesi më serioz i saj.

„E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës. Kushtetutën e lexon njësoj si ata. Qeverinë e urren njësoj si ata. Rrëmujën e uron njësoj si ata. Po ndryshe nga ata, ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra “ligjore” dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes.”, shkruan Rama në twitter.

Pas takimit me banorët e Astirit, presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbajtur publikisht qëndrimin e tij lidhur me çështjen, duke kërkuar anullimin e menjëhershëm të projektit të Unazës së Madhe për lotin e parë.

“Presidenti i Republikës, në vlerësim të gjendjes së paligjshmërisë ekstreme të konstatuar nga keqfunksionimi i institucioneve të administratës shtetërore dhe të situatës së krijuar, vlerëson se kjo çështje mund dhe duhet të marrë një zgjidhje përfundimtare.

Për këtë është e domosdoshme që qeveria të tregojë vullnetin politik dhe të ndërmarrë këto masa të menjëhershme:

–          Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Kombëtar i Territorit duhet të anullojnë menjëherë Projektin për “Rehabilitimin e segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”, që pretendohet të zbatohet i cili është miratuar me Vendim nr. 1, datë 20.11.2018 të KKT-së;”, thuhet në njoftimin e publikuar nga presidenca.

 

Sipas Metës, gjatë procesit ka patur një sërë shkeljesh ligjore, që nga mungesa e transparencës nga ana e institucioneve, procesi i trukuar i tenderimit etj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *