Pas akuzave të sekretarit për Mediat dhe Çështjet Sociale të PS-së në Vaun e Dejës, Agron Ceka, ka reaguar djali i kryetarit të kësaj bashkie, Edjon Hila.
Djali i Zef Hilës, kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës, Edjon Hila, shprehet se është habitur nga kjo deklaratë e Cekës pasi ata njihen personalisht.
Sipas Hilës, Ceka është detyruar nga partia që ta bëjë atë kallëzim penal ndaj tij dhe se brenda në komisariat e shoqëronte edhe Kryetari i PSsë në Vaun e Dejës.
“Sqaroj opinionin publik, mediat, miqte qe me kane telefonuar qe ne oret e para te kesaj te diele, se nuk kam asnje lidhje me deklaraten e bere publike nga Agron Ceka.
Ne lidhje me rastin qe pretendon Agroni kam bere deklarimin tim ne Komisariatin e Policise Vau Dejes, ku eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe, dhe nuk ka pasur asnje lloj kercenimi.
Sa i takon takimit tone nje dite me pare, po ju sqaroj ne detaje: ” E kam telefonuar duke i kerkuar nje takim, me tha qe ishte ne shtepi ne fshatin Kosmaç. I kerkova te pinim nje kafe por e refuzoi per shkak te keqinterpretimit qe mund te krijohet ngaqe eshte Drejtor i Shkolles Pyjore ne Shkoder.
E mirekuptova dhe u takuam pak metra para baneses se tij. E njoh personalisht, dhe jam i habitur per kete deklarate.
Megjithate duket qarte se kjo deklarate e nxituar eshte per shkak te afrimit te fushates elektorale.
Theksoj se me Agronin, nuk kam pasur asnjehere asnje keqkuptim, debat ose ndonje konflikt. Duke pasur parasysh figuren e tij prej nje mesuesi qe jep kontributin e tij cdo dite ne edukimin e brezit te ri ngela i shokuar nga keqperdorimi i tij pasi sic me kane informuar mbreme ka bere nje kallezim ndaj meje , ku po te hapen kamerat ne Komisariatin e Policise Vau-Dejes, shihet qarte qe nuk eshte vendim i tij personal por i partise qe ai perfaqeson pasi brenda ne komisariat e shoqeronte edhe Kryetari i PS Vau-Dejes. Ftoj Prokurorine qe te hetoje ne lidhje me kete rast pa u ndikuar politikisht, nderkohe qe per Agronin kam nje keshille miqesore, mos bie pre e politikes per interesa te ngushta meskine. ”, shkruan Hila.
Sekretari për mediat dhe çështjet sociale i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës Agron Ceka, deklaroi sot se është kërcënuar me jetë nga djali i kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës.
Sipas Cekës, Eduart Hila, ka shkuar tek banesa e tij mesditën e djeshme dhe i ka kërkuar që të mos postojë dhe te mos bëjë komente tek faqja e Partisë Socialiste Vau Dejes në Facebook kundër babait të tij.
“Shtetasi Eduart Hila më ka kërcënuar se në qoftë se unë do të bëj edhe një deklaratë të vetme, atëherë unë ose ai, njëri nga ne nuk do të jemi në këtë botë“, tha Ceka për mediat.
Sekretari socialist u kërkoi strukturave të policisë të ndërhyjnë për të ndaluar kërcënimet që vijnë nga njerëzit e kryebashkiakut Hila ndërsa shtoi se do të bënte një kallëzim penal për ngjarjen.