Mijëra protestues janë mbledhur anembanë Serbisë, për të shtunën e nëntë me radhë, duke i bërë thirrje presidentit Aleksandër Vuçiç që ta japë dorëheqje.
Organizatorët e protestës kanë vendosur tre kuti jashtë zyrës presidenciale, në mënyrë që njerëzit t’i shprehin pakënaqësitë e tyre.
Protestat filluan në nëntor të vitit të kaluar, pasi që u sulmua një politikan i opozitës, shkruan Euronews.
Qytetarët janë të pakënaqur me Qeverinë e tanishme dhe e akuzojnë presidentin Vuçiç për shkeljen e lirive demokratike, shtypjen e kundërshtarëve politik si dhe kontrollim të mediave.