Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarja në Liqenin e Shkodrës, në varkë ishin 9 persona, shpëtohen 5 prej tyre


Një ngjarje e rëndë në përmasat e tragjedisë ka ndodhur sot në liqenin e Shkodrës. Një familje me tre anëtarë nga Zeta e Malit të Zi dhe një djalë nga Podgorica u mbytën sot në liqenin e Shkodrës, kur stuhia përmbysi varkën në të cilën ata ndodheshin.

Lajmi është bërë i ditur nga, media malazeze Vijesti, e cila citon një tjetër person që ishte në varkën turistike që u mbyt.

“Kur u kthyem në bregdet, valët e mëdha përmbysën varkën dhe filluam të fundoseshim, dola vet dhe shpëtova kë munda”, ka thënë djali që i mbijetoi aksidentit.

Ai ka thënë me tej se “ata mund të ishin shpëtuar , por nëna po përpiqej të shpëtonte fëmijën, prandaj u mbyt dhe ajo. Dhe babai u mbyt teksa po shpëtonte fëmijën dhe pas tyre ishte djali që erdhi për ndihmë”.

Varka kishte rreth 9 persona, të cilët kishin shkuar në Manastrin Vranjina, por të tjerët arritën që të dalën në breg, duke shpëtuar.

Departamenti i Emergjencave, përfshirë edhe një helikopter ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për gjetjen e personave të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *