Vendosni fjalën kyçe....

“Ose unë, ose ti në këtë botë”, sekretari socialist: Djali i kryebashkiakut më ka kërcënuar me jetë


Sekretari për mediat dhe çështjet sociale i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës Agron Ceka, ka deklaruar se është kërcënuar me jetë nga djali i kryetarit te bashkisë Vau Dejës.

Sipas Cekës, Eduart Hila, djali i kryebashkiakut Zef Hila, ka shkuar tek banesa e tij mesditën e djeshme dhe i ka kërkuar që të mos postojë dhe te mos bëjë komente tek faqja e Partisë Socialiste Vau Dejes në facebook kundër babait të tij.

“Shtetasi Eduart Hila më ka kërcënuar se në qoftë se unë do të bëj edhe një deklaratë të vetme, atëherë unë ose ai, njëri nga ne nuk do të jemi në këtë botë“, tha Ceka për mediat. 

Sekretari socialist u kërkoi strukturave të policisë të ndërhyjnë për të ndaluar kërcënimet që vijnë nga njerëzit e kryebashkiakut Hila ndërsa shtoi se do të bënte një kallëzim penal për ngjarjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *