Templates by BIGtheme NET

Pa Berishën s’do kishte arrestime për përdhunimin

 

Nga Klodian Tomorri

Qytetari dixhital është sot mbrojtësi me i madh i demokracisë dhe të drejtave të njeriut ne Shqipëri. Përdhunimi monstruoz i Kavajës do ishte fshehur pa e marr vesh njeri dhe me gjasa vajzën do ta manipulonin me djallëzi ose presion.

Behet fjale për një ngjarje që ka ndodhur një muaj me pare dhe qe u mbajt e fshehtë. Vetëm pasi foli Berisha dje, shkuan dhe arrestuan përdhunuesit.

Sali Berisha është politikan. Dhe sigurisht qe do beje politike dhe do përdor informacionin qe ka për qëllime politike. Këtë e bëjnë të gjithë politikanet. Por janë sa e sa krime, sa e sa shkelje të të drejtave të njeriut qe do ishin fshehur nëse nuk do ishin denoncuar nga qytetari dixhital.

Tani, hetim drejtuesve të shkollës për fshehje krimi. Hetim komisariatit të policisë për fshehje krimi dhe mosveprim. Deri në fund.

Nuk ka gjë me të neveritshme se të fshehësh përdhunimin. Të gjithë ata që kanë gisht nuk janë veçse të pashpirt. Nuk mendojnë se nesër mund të jetë viktime vajza apo motra e tyre. Faqezinj.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto