Partizani arriti fitonte sfidën e javës së 20-të në Superiore, në transfertë ndaj Kamzës. Ekipi i Gegës, nuk fali, duke mundur 0-1 kamzalinjtë, por me një lojë cinike, pa shumë raste.
Golin e parë dhe të vetëm të ndeshjes, e shënoi Jasir Asani, në zhvillimet e një goditje dënimi, që tundi rrjetën edhe falë një devijimi.
Deri në fund, nuk pati ndonjë rast tjetër të pastër, nga të dy ekipet, por Partizani menaxhoi lojën dje arriti të dilte me fitore. Kështu, “demat” shkojnë në 43 pikë ruajnë diferencën në 5 pikë nga Kukësi i vendit të dytë, ndërsa Kamza e fundit, me 15 pikë.