Vendosni fjalën kyçe....

Përdhunimi i 13-vjeçares në Kavajë, 7 adoleshentë në burg, në kërkim një tjetër


Pas ngjarjes së rëndë që ka tronditur Kavajën, Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën “arrest me burg” për 7 adoleshentë të cilët akuzohen se kanë përdhunuar 13-vjeçare në shkollën “Rilindja” në Kavajë.

Mësohet se 7 adoleshentët janë arrestuar ditën e djeshme, pas publikimit të denoncimit nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Adoleshentët akuzohen për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe një 15-vjeçar tjetër.
Berisha shkruante dje se një nxënëse është përdhunuar në Kavajë dhe krimi është fshehur.

 “Përdhunohet nxënësja, fshihet krimi! Ndaj përdhunuesve nuk merret asnjë masë, anëtarësohen në FRESSH-in kanabist.

Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhitalë! sb”, shkruante Berisha këtë të shtunë.

Mesazhi:

“Doktor përshendetje. Jam një zonjë nga Kavaja. Dua të denoncoj mënyrën flagrante se si drejton sot ZA e Kavajës zonja Sonila Peza. Prej 2 muajsh në shkollën 9-vjeçare “Rilindja” 8 nxënës të asaj shkolle kanë përdhunuar një vajzë. ZA dhe drejtoresha e saj nuk kanë marrë asnjë masë për këtë skandal. Kemi frikë të çojmë fëmijët në shkollë . Këto janë drejtoreshat e shkollave të rilindjes. Ju lutem publikojeni.

Përshëndetje doktor Berisha. Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja “Kavajë perpara 1 muaji u përdhunua nga një grup prej 8 djemsh një vajzë 13 vjeçare. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë nga të gjithë instancat. I gjithë qyteti e di .Respekte. Ju lutem anonim pasi ju e dini shumë mirë se çfarë ndodh më pas.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *