Vendosni fjalën kyçe....

RTK “nxin” ekranin në mes të lajmeve në shenjë proteste (VIDEO)


Radio Televizioni  i Kosovës ka ndërprerë për pak çaste transmetimin në mes të edicionit qendror të lajmeve mbrëmjen e kaluar, duke e bërë ekranin tërësisht të zi.

Ky veprim është bërë në shenjë proteste ndaj amendamentit që e shndërron këtë media nga transmetues publik në transmetues shtetëror.

Deputetët e Kuvendit në Kosovë votuan dje ligjin për pagat ku është futur edhe RTK, duke mos marrë aspak  në konsideratë protestat e shumta të punonjësve, të cilët e kanë kundërshtuar këtë nismë për të ndryshuar pozitën  e televizionit dhe statusin e transmetuesit publik që ka aktualisht.

Të njëjtët deputetë nuk e votojnë ligjin e propozuar nga RTK-ja, që sipas televizionit ky veprim lë hapësirë për të dyshuar se ligjvënësit po tentojnë të fusin nën kontroll të plotë  transmetuesin publik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *