Vendosni fjalën kyçe....

Shënohet viktima e parë nga Gripi i Derrit


Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin e Sanatoriumit në Tiranë pasi ishte prekur nga gripi  AH1N1, i njohur ndryshe edhe si gripi i derrit.

48 vjeçari-nga Elbasani Arben Sula, sëbashku me dy të tjerë u dërguan me urgjencë drejt Sanatoriumit të Tiranës dhe dyshoheshin se ishin prekur nga gripi i derrit.

Sula ka pasur edhe pneumoni bilaterale, e cila ka përkeqësuar gjenden e tij.

Dy personat e tjerë nga Elbasani të dyshuar me grip derri ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Disa nga simptomat që tregojnë se mund të jesh prekur nga ky grip janë: Temperatura, e cila pothuajse është çdo herë prezente me vlera mbi 39.4°C në 12 orët e para, ftohje (acarim), dhimbje të kokës, dhimbje të muskujve,  humbje të apetitit Molisje (lodhje ekstreme), skuqje dhe djegie e syve, kollë e thatë etj.

Në disa raste po shfaqen edhe simptoma të tilla si, marramendja, vjellje dhe diarreja.

Një tjetër 47-vjeçar ka humbur jetën të premten, si pasojë e komplikacioneve të rënda në mushkri që dyshohet se janë shkaktuar nga agjentë virale grip.

Por nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) nuk ka mbërritur konfirmimi për llojin e virusit.

Sipas “News 24”  ka patur 3 raste të rënda të referuara me pneumoni bilaterale me origjinë virale nga spitali rajonal i Elbasanit në harkun kohor të 10 ditëve të fundit.

Dy prej rasteve janë të moshës nga 35-40 vjeç dhe janë vendosur në ranimacion në terapi intensive.

Ende një konfirmim se kemi të bëjmë me prekje të të sëmurëve nga virusi AH1N1 ose që njihet si gripi i derrit dhe pritet përgjigja e rezultateve të laboratorit të ISHP-së, ku ku janë çuar mostrat për ekzaminim./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *