Një bshpërthim ka ndodhur paraditen e sotme, në një apartament në Fier. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori” të qytetit, ku dyshohet se një bombol gazi ka shpërthyer në një apartament.
Bombola e gazit që ka shpërthyer ndodhej në ballkonin e apartamentit ku banonte familja e Dekim Aliajt dhe fatmirësisht nuk ka patur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Janë dëmtuar disa pajisje në banesë.
Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikëset e Fierit që kanë shuar zjarrin. Po ashtu policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e shpërthimit të bombolës.