Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, tha se “Transparency International” dhe OSBE i kanë vënë vulën korrupsionit të qeverisë Rama.
Në një konferencë për mediat ditën e sotme, duke iu referuar të dhënave të “TI”-së, tha se Shqipëria ka rënë akoma më poshtë në nivelet e luftës kundër korrupsionit.
Vasili i referohet gjithashtu edhe deklaratës së shefit të OSBE në Tiranë, ambasadorit Boschard.
Duke përdorur fjalët “timon dhe tepsi”, Vasili shprehet se Edi Ramës po zhyt gjithmonë e më thellë në korrupsion vendin dhe se qindra milionë euro u rrëmbehen shqiptarëve e në vend që të kthehen në të mira materiale për qytetarët i ndan ato me kriminelët të cilët vjedhin vota.
Vasili u bën thirrje qytetarëve të mos lejojnë më kurrë që “një timon dhe një tepsi të jetë në Shqipëri” pasi kjo është baraz me korrupsion dhe me krim.
DEKLARATA E VASILIT
“Të nderuar qytetarë. Jemi sërish në të këtë komunikim së bashku, lidhur me një fenomen, me një dukuri, me një plagë të tmerrshme të shoqërisë shqiptare, i cili është korrupsioni. Një korrupsion, të cilin e kemi denoncuar pa u lodhur, i cili është në sytë e të gjithë shqiptarëve, duke filluar nga skandali I Unazës së Re dhe i dhjetëra e dhjetëra skandale të tjera.
Këtë korrupsion galopant e ka konfirmuar edhe vlerësimi më i fundit i “Transparency International”, i cili tregon qartë që Shqipëria ka rënë akoma më poshtë në indeksin e korrupsionit, thënë më thjesht në atë që është shpërdorimi dhe grabitja e pronës publike.
Por është për t’u nënvizuar dhe për të ndarë së bashku se çfarë ka ndodhur me timonin dhe tepsinë, për të cilën kryeministri u shqye që ta kishte të gjithë të vetme në vitin 2017, në zgjedhjet e vjedhura, të grabitura dhe të certifikuara si të vjedhura edhe nga “Zëri i Amerikës”.
Por çfarë ka ndodhur konkretisht me korrupsionin?
Këtë e konfirmon më së miri deklarata e shefit të OSBE në Tiranë, z.Boschard. Ambasadori Boschard thotë shprehimisht: mungesa e progresit në luftën kundër korrupsionit mbetet nga problemet më serioze, prirja negative në rastin e Shqipërisë është shqetësuese, pasi përmbys përmirësimin në perceptimin e korrupsionit mes viteve 2013-2016”. Dhe pjesa më e rëndësishme e deklaratës së ambasadorit Boschard vjen tani:
“Pra kjo prirje positive u përmbys në vitin 2017 dhe u përkeqësua në vitin 2018”. Pra Ambasadori Boschard flet shumë qartë dhe vë pikat mbi i. U përmbys prirja positive në vitin 2017 dhe u pëkeqësua më tej në vitin 2018. Pra viti 2017 dhe viti 2018 për gjithë shqiptarët është shumë e qartë, është viti i timonit dhe i tepsisë së Edi Ramës, i cili kërkonte me insistim timonin dhe tepsinë për një arsye të vetme: që në qeverisjen e tij të mos kishte as sy, të mos kishte as dëshmitarë që I krijonin bezdi të madhe, as vëmendje, as oponencë, në mënyrë që grabitja e pronës publike të vazhdonte.
Sepse duke grabitur milionat e shqiptarëve do të paguheshin kriminelët që paguan vjedhjen e votave në 2017 dhe këto do të paguheshin me këto para që u rrëmbeheshin shqiptarëve si tek Unaza e Re me miliona, dhe u ktheheshin kriminelëve dhe të tërë të përzierëve me ta, të gjithë të mirat materiale të popullit shqiptar, ta rrëmbenin ata në duart e tyre. Pra, edhe një herë po e theksoj, shprehet qartë OSBE në Tiranë, që prirja u përmbys në vitin 2017 dhe u përkeqësua në vitin 2018. Pra, timoni dhe tepsia e Edi Ramës po zhyt gjithmonë e më thellë në korrupsion vendin, që do të thotë qindra milionë euro u rrëmbehen shqiptarëve e në vend që të kthehen në të mira materiale, në shërbime, në ndërtesa, në konvikte për studentët, në spitale të reja, në shkolla, në çerdhe të cilat janë në mes të dimrit në akull atje në të ftohtë dhe këto merren dhe i rrëmbejnë qeveritarët, të cilët i ndajnë me kriminelët të cilët vjedhin vota.
Është shumë tragjike pra që timoni dhe tepsia, shqiptarët duhet ta kuptojnë, duhet të jenë syçelët, për këtë duhet të jenë syçelët sot, në të gjitha ditën që vijnë, në 16 Shkurt dhe kudo për t’i këputur kokën timonit të tepsisë, i cili është as më shumë dhe as më pak vjedhja e çdo minutëshe që u ndodh atyre.
Konfirmimet janë të qarta, vërtetimi është i plotë, certifikimi është bërë nga institucionet ndërkombëtare, pavarësisht që opozita e ka ngritur vazhdimisht e vazhdimisht, por vlerësimet objektive e provojnë, pra kemi vulën, vitet e timonit e tepsisë ishin vitet ku korrupsioni u zhyt thellë e më thellë në shoqërinë shqiptare duke e bërë të pashpresë dhe duke e kthyer në një mungesë perspektive të plotë, në zero perspektivë të ardhmen e vendit.
Koha është sot, qytetarë hapni sytë dhe mos lejoni më kurrë që një timon dhe një tepsi të jetë në Shqipëri pasi kjo është baraz me korrupsion dhe me krim. Në krye të kësaj çështje ka vetëm një emër që është Edi Rama, që kërkoi timonin dhe tepsinë pikërisht për të rrëmbyer të ardhurat e qytetarëve, pronën publike, paratë e tyre dhe për t’i transformuar ato në të mira për kriminelë e oligarkë.