Vendosni fjalën kyçe....

3 të vdekur nga gripi në Shqipëri


Deri më tani kanë humbur jetën 3 persona nga gripi në vendin tonë. Silva Bino, e Institutit të Shëndetit Publik jep detaje për tre rastet, duke thënë se nuk është grip derri por grip sezonal.

“Deri tani janë 2 raste, është edhe një rast tjetër nëse ka qenë si pasojë e gripit, ka ndërruar jetë në spitalin  “Shefqet Ndroqi”. 2 nga Elbasani, rasti i fundit i përket një bashkie tjetër. Personat që kanë vdekur nuk kanë qenë të vaksinuar. I përkasin moshave 40-60 vjeç.”, informoi Bino.

Sipas saj këto janë raste të virusit AH1N1, grip sezonal dhe jo grip derri.

“Situata është pak a shumë e ngjashme me vendet e rajonit, përveç Greqisë që ka një rritje të gripit”, u shpreh Bino.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *