Vendosni fjalën kyçe....

Agim Bajko ka vënë në lojë “TCH” dhe “TV Klan” me “piktorin” Reka apo “piktori” po vazhdon mashtrimin?!


 

S’ka fund odiseja e historisë së Edlir Rekës, e cila ka mbetur në fazën kur Reka rezultoi si një mashtrues me çmimet që thoshte se kishte fituar në Rusi.

Së fundmi Reka ka një tjetër version. Ai thotë se ka qenë një aktor që ka provuar se televizionet janë kazane mediatike dhe këtë e ka bërë në emër të emisionit humoristik “By Pass Show” të Agim Bajkos.

“Shkova unë?! Jo! Më ftuan?! Po! Mashtrova?! Jo! Aktrova?! Po! Pse?! Ishte viti i kaluar kur unë mora guximin që të bëja këtë gjë.

“BypassShow” në “Vizon Plus” me sugjeruan që të isha i infiltruari i tyre, duke u treguar të tjerëve nga “Instagrami” im, se isha një artist me famë botërore. Pse mua, sepse jam piktor dhe aktor. Dhe isha personi i duhur.

Ku është gabimi këtu? Gjithsesi, pse e bëmë këtë gjë? Stafi i “ByPass” e bëri për të treguar se sa përtokë është gazetaria Shqiptare. E arritën që ta tregonim këtë gjë? Po! Çfarë më bënë mua? Mashtrues!

“U demaskova” nga ata që ne si staf të “Bypass” po demaskonim. Unë aktrova, atë që më ishte caktuar. Dhe e arrita. Gazetaria bazohej vetëm tek fjalët e një 20-vjeçari që po aktronte dhe nuk verifikuan asgjë. Ku është gabimi ynë këtu? Asgjëkundi. Përseri i shtruan publikut shqiptar një tryeze me ushqim të kalbur.

Vetëm gënjeshtër pas gënjeshtre. Unë dhe stafi i “Bypass Show” ia arritëm qëllimit! Kryeministri @ediramaal tha : “Jeni një kazan mediatik” U vërtetua!”, shkruan Reka, duke postuar në “Instagram” edhe një sinkron ku flet Bajko.

Në fakt, në sikron nuk dëgjohet që Bajko të përmendë me emër Rekën.

 

A është e vërtetë që Bajko ta ketë ideuar këtë rreng me televizionet apo Reka po sfilitet të pastrojë imazhin e tij prej mashtruesi?!  Rekës mbase nuk i ka ende dalë inati me portalet që e “masakruan”. Të jetë radha e tyre?!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *