Në ditën e 93-të të protestës por banorët e Astirit nuk janë dorëzuar. Ata vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e qeverisë për prishjen e banesave për ndërtimin Unazës së Madhe ndërsa shprehen se në banesat e veta janë vet zot dhe jo oligarkët e qeverisë.
“Me hir a me pahir ne këtë (Ramën) do ta rrëzojmë”, tha një nga protestuesit.
Banorët e Astirit i kërkuan kryebashkiakut Veliaj që të vinte në zonën e Unazës së Re dhe të shikonte se si të gjithë banorët janë të pajisur me letra dhe tapi të shtëpive.
Ndërsa e akuzojnë kryebashkiakun por edhe kryeministrin Edi Rama, se kanë tentuar të përcajnë protestën.
“Guerrilsat e Ramës dhe Veliajt duan ta përçajnë këtë protestë, por skanë për ta bërë kurrë këtë gjë”, tha njëri nga banorët gjatë protestës.
Me thirrjet ‘Unaza e Bashkuar ka për të fituar’, ‘Jemi të gjithë për një qëllim’, ‘Taksa jonë, shtëpija jonë’, protestuesit e Unazës së Re në zonën e Astirit vazhdojnë protestën në ditën e saj të 93-të.
Protestuesit përshëndetën edhe kërkesën e presidentit të Republikës, Ilir Metës për anullimin e projektit të Unazës së Re.
“Ai ishte i pari për anulimin në mënyrë kategorike në Unazë të Re”, tha protestuesi Dorian Protoduari.
Në protestë janë të pranishëm edhe përfaqësues të opozitës së bashkuar.