Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim me qytetarët e Lezhës: Ejani në protestën e 16 shkurtit, të marrim në dorë fatet e vendit


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka vajtur ditën e sotme në qytetin e Lezhës për të ftuar qytetarët në protestën e 16 shkurtit, të thirrur nga opozita.

Në bashkëbisedimin e tij me qytetarët që kishin dalë ta prisnin kreu i PD-së tha se Ramës nuk i bën përshtypje asgjë më por ka ndërmend të tallet me popullin duke nxjerrë gjuhën në Kuvend.

“Pse të mos tallet mne popullin ai. Milionat e eurove i fiton me një të rënë të lapsit me tendera në çdo vend. Tani s’i ka ngel më gjë veç të tallet me popullin. Prandaj ju ftoj në protestën e 16 shkurtit për të tronditur themelet e qeverisë që është përgjegjëse për shkatërrimin dhe braktisjen e vendit.” – tha Basha.

Ai tha gjithashtu se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, çmimi i energjisë do ulet deri në 40% si për biznesin ashtu edhe konsumatorin.

“Ditën e parë kur shqiptarët të na besojnë me votë, do të ulim energjinë deri në 40%. Edi Rama premtoi se do të ulë energjinë. Energjia është rritur 100%. Ne kemi një plan për të ulur çmimin e energjisë mes 30%-40% edhe për biznesin që prodhohen, edhe për konsumatorin.

Fasha nën 300KW do të ketë ulje, familjet me ndihmë ekonomike, 200KW e parë do t’i kenë të paguara nga shteti. Sepse energjia prodhohet me kosto minimale. Këtë vit OSSH ka dalë me fitim 100 milionë Euro. 4 milionë e gjysëm i kanë futur nmë xhep brenda ditës. Kësaj duhet t’i japim fund. Që paratë të shkojnë subvencionim për shqiptarët që nuk kanë mundësi ta paguajnë.” – shtoi Basha.

Ndërsa banorët i shprehën kryedemokratit problemet me të cilat përballen duke nisur nga mbifaturimi i dritave, tek gjobat e bizneseve, mungesa e energjisë elektrike dhe heqja e ndihmës ekonomike për shumë familje lezhjane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *