Vendosni fjalën kyçe....

Berisha përplaset në distancë me Baton Haxhiun për qëndrimet mbi shkëmbimet e territoreve


Deklarata gazetarit Baton Haxhiu se “në 2004-ën Sali Berisha ka pranuar në Stamboll se Kosova nuk ka të ardhme pa u shkëputur nga Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani” ka sjellë edhe reagimin e ish-kryeministrit.

Pas kësaj deklarate Berisha në Facebook nuk  i kurseu  akuzat për Baton Haxhiun.

Baton Stanishiq deklaroi në “Opinion” se unë paskam deklaruar në vitin 2004 se Kosova kurrë nuk behet e pavarur po nuk shpëtoi në Liposaviqi, Zubin Patoku dhe Zveçani. Me këtë rast informoj opinionin se:
-1 Unë kam kundërshtuar qe nga viti 1991 gjer sot me qindra here ndarjen e Kosovës.
-2 Unë konsideroj ne çdo aspekt Liposaviqin, Zubin Patokun, Zveçanin troje shqiptare pavarësisht se kush i banon aktualisht ato.
3- Ndryshimi i kufijve te Kosoves eshte absolutisht vetem skenar i Serbise se Madhe dhe ky është misioni i argatëve shqipfolës albanofob ne Prishtine dhe Tirane Ky trillim i argatit in chef është shpifja e fundit e Beogradit!” – shkruan Berisha.

Pasi ky koment u lexua në studio, gazetari Baton Haxhiu tha se kjo ishte një akuzë e rëndë që mund ta bëjë një person që ka pasur në dorë fatet e vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *