Pas humbjes së papritur me Bolonjën e zonës së ftohtë, drejtuesit e Interit i kanë vënë ultimatum trajnerit Spalletti.
Kjo ka të bëjë me ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Parmës në fushën e kësaj të fundit. Në rast se ekipi nuk do reagojë atëherë drejtuesit kanë paralajmëuar për largim të teknikut Spalletti dhe zëvendësimin e tij.
Edhe pse mbrëmjen e djeshme drejtuesit shprehën besim për teknikun, ditën e sotme mediat italiane raportojnë se mundësia e fundit e Spalletti-t për të shpëtuar stolin është reagimi ndaj Parmës.
Aktualisht zikaltërit mbajnë vendin e tretë në renditje duke qenë në pozita ende të mira për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen ndërsa gara për titullin kampion është mbyllur prej kohësh për ekipin milanez.