Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministren e Ramës e zhgënjen shumë Albin Kurti


 

Mirela Kumbaro, ish-ministrja e Kulturës që u shkarkua para disa javës nga Edi Rama sot ka patur një ndjesi të përzier kur ka parë Albin Kurtin.

“S’u besova syve”, rrëfen, teksa shton se njeriu që vlerësonte ishte pa lidhje brenda universitetit që është pengmarrë.

“S’i besova syve kur pashe Albin Kurtin sot brenda pengmarrjes së mjediseve universitare, pa ia dëgjuar ndonjëherë mëndjen për ligjin e AL në Shqipëri!

Pa lidhje me vullnetet reale për tē përmiresuar pasojat e gjëmave që ka njohur bota universitare në 25 vite të shkuar e që nisëm t’i pastrojmë në 2015 së pari duke çrrënjosur qelqet e gjembat e Vitrinave bashke me part-time-et që mbytën të papunët me diploma që s’i duhen kujt!

Po fare pa lidhje!

Çfarë zhgënjimi i madh ta shohësh aq të tjetërsuar njeriun që ke vlerësuar.”, komenton në rrjetin social Kumbaro.

Albin Kurti sot, pas daljes nga Fakulteti i Shkencave Sociale ku mbështeti protestuesit, bëri disa deklarata të forta, mes të cilave se këshilltari i Edi Ramës është një nga njerëzit më të urryer në Kosovë dhe se ka lidhje me shefin e Shërbimit Sekret Shtetëror Serb.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *