Vendosni fjalën kyçe....

Kompania u bën dhuratën e pazakontë femrave beqare të stafit


Grave të pamartuara mbi 30 vjeç, u është ofruar pushim shtesë nga punëdhënësit e tyre në Kinën lindore, gjatë një prej periudhave më të gjata të pushimeve publike, për t’u dhënë atyre një mundësi që të takojnë dikë për t’u njohur dhe ndoshta për t’u martuar, raportojnë mediat lokale.

Dy kompani që veprojnë si një nga atraksionet më të njohura turistike në rajon, në parkun Songcheng në Hangzhou, e cila i është dedikuar trashëgimisë së dinastisë Song, i bëri një “dhuratë” të pazakontë për stafin e saj femëror, dy javë para Vitit të Ri kinez, gjithashtu i quajtur Festivali i Pranverës.

Në vend të pushimit një javë nga 4-10 shkurt, që i jepet pjesës tjetër të vendit, gratë mbi 30 vjeç do të gëzojnë një “pushim takimesh” shtesë, duke zgjatur kohën e tyre deri në 15 ditë.

Pushimi mund të shtrihet edhe më tej, sipas mediave lokale duke cituar dokumentet e kompanive.

Punonjëset femra ishin të kënaqura që morën pushimin shtesë, sipas menaxherit të burimeve njerëzore, Huang Lei.

Ai u tha mediave se numri i burrave dhe grave në kompaninë e tij është pothuajse e barabartë, por punonjësit femra “kishin më pak kontakt me botën e jashtme”, kështu që kompania doli me idenë për t’u dhënë atyre më shumë kohë dhe mundësi për t’u vënë në kontakt me seksin e kundërt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *