Albin Kurti nga Tirana bën deklaratat e forta kundër këshilltarit të Edi Ramës, Baton Haxhiut duke e quajtur jo vetëm si një nga njerëzit më të urryer në Kosovë por edhe një njeri të lidhur me shefin e Shërbimit Sekret Shtetëror të Serbisë.
Kurti komentoi edhe ministrin e deleguar Gent Cakajn, duke thënë se ka njerëz “më cilësorë, më të përgatitur, më të ditur dhe më patriotë” se ai, për të qenë në krye të politikës së jashtme shqiptare.
Për Kurtin është koha e një “Pranvere Shqiptare”, ndërsa takimet Rama-Thaçi-Haradinaj janë veçse konjuktura që nuk “do t’i gricin dot shpresat për shqiptarët.”
Albin Kurti: Unë nuk mendoj se kryeministri i Shqipërisë është pro ndarjes së Kosovës por unë mendoj që ai ka zgjedhur për miq dhe bashkëpunëtorë njerëz të papërshtatshëm, të cilët përfitojnë për vete edhe nuk e kanë fokus as interesin kombëtar dhe as shtetin e Kosovës.
Gazetari: Çfarë raportesh do të sjellë në raportet e jashtme të Kosovës vendosja e një njeriu të tillë si Gent Cakaj në krye të ministrisë së Jashtme, delegimi pra njeriu i Baton Haxhiut?
Albin Kurti: Baton Haxhiu është një ndër njerëzit më të urryer në Kosovë për shkak të lidhjeve të tij me shefin e Shërbimit Sekret Shtetëror Serb, i cili i ka formuar edhe “Tigrat e Arkanit” edhe shkorpjonët, edhe Beretat e Kuqe, tri formacione famëkeqe që kanë bërë masakra në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë dhe ky person të ketë kaq shumë ndikim, nuk ka shpjegim ndryshe, përveçse vazhdon shteti i Serbisë të qëndrojë pranë tij.
Gazetari: A duhet të ketë një ndryshim me vendosjen e Gent Cakajt pikërisht…
Albin Kurti: Gent Cakaj shpërtheu si rrena! Unë besoj që edhe në Republikën e Kosovës, edhe në Shqipëri ka panumër njerëz më cilësorë, më të përgatitur, më të ditur dhe më patriotë që të jenë në krye të politikës së jashtme të Shqipërisë.
Gazetari: Si e komentoni takimin e mbrëmshëm mes kryeministrit Rama, kryeministrit Ramush Haradinaj, presidentit Hashim Thaçi por dhe takimin e sotëm mes Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt?
Albin Kurti: Me thënë të drejtën unë kam ardhur dje në Tiranë dhe nuk i kam ndjekur këto takime por besoj që takimet konjukturale nuk do të mund të na i gricin shumë shpresat për të mirën tonë.
Mendoj që edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri duhet të fillojmë të mendojmë dhe të përgatitemi për një pranverë shqiptare. Meqënese kur në kushtet kur ekonomikisht jemi dobët dhe ushtritë i kemi pothuajse inekzistente e ndodhemi në një udhëkryq edhe kohor edhe hapësinor, edhe si Ballkan, edhe në vitin 2019 është e domosdoshme që populli shqiptar të rishfaqet dhe ta demokratizojë veten në mbrojtje të detyrës së tij kombëtare për bashkim dhe të interesit të tij shtetëror për integrim europian. /Hashtag.al
PËR NDARJEN E KOSOVËS: