Liverpooli regjistroi barazimin e dytë radhazi në Premier League në fushën e West Ham.
Liverpool nuk arriti të shkojë më shumë se rezultati 1-1. Në minutën e 23′ “ë kuqtë” kalojnë në avantazh falë Mane ky rezultat nuk zgjati më shumë pasi në minutën e 26′ janë Hammers që barazojnë mbi zhvillimet e një goditje dënimi të Felipe Anderson, me Michail Antonio që ndëshkon Alison me një diagonale të saktë.
Në pjesën e dytë, skuadra e Jurgen Klopp u përpoq të ndryshonte situatën, por pa sukses duke e mbyllur kështu ndeshjen në shifrat 1-1. Pas këtij frenimi Liverpool e çon në -3 diferencën ndaj Manchester City të vendit të dytë dhe gara për titullin është më shumë se e hapur.
Në fund të javës së 25 të Premier League, Të Kuqtë vijojnë të udhëheqin renditjen me 62 pikë.