Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dalë edhe njëherë tjetër pro protestës studentore, ndërsa i siguron studentët se nuk do iu digjet viti akademik.
Në një postim në “Twitter”, Basha shkruan se Ramën e ka kapur paniku ndaj kërcënon studentët me humbjen e vitit.
“I kapur nga paniku Rama kërcënon #studentët me humbjen e vitit shkollor. Me mirënjohje për shembullin e tyre, opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë. Kauza e tyre është e drejtë! Mbarë shoqëria është me ta! #16shkurt”, shkruan Basha.
Kujtojmë se dy ditë më parë, kryeministri Rama gjatë një bashkëbisedimi me studentët tek Konviktet e Mjekësisë, iu kërkoi studentëve që të shkojnë në mësim, pasi në të kundërt mund të humbisnin vitin akademik.