Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytjet në Australi, krokodilët dhe gjarpërinjtë vërshojnë në rrugë


Pas temperaturave të larta, një pjesë e Australisë ka përjetuar mot me shi dhe përmbytje masive në disa zona.

Kjo ka sjellë që krokodilë dhe gjarpërinj të dalin në rrugë, duke u kthyer në një tmerr për qytetarët.

Mbi 1 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë, ndërkohë autoritetet kanë paralajmëruar që banorët të jenë të kujdesshëm pasi shiu i madh pritet të vazhdojë dhe në ditët e ardhshme.

Rreth 20 mijë shtëpi mund të rrezikohen nga përmbytjet. Punonjësit e emergjencës dhe ushtria thanë se kishin marrë më shumë se një mijë thirrje për ndihmë. Ata kanë përdorur anije dhe helikopterë për të evakuuar njerëzit.

“Krokodilët mund të shihen duke kaluar rrugë dhe kur përmbytja të zhvendoset, krokodilat mund të shfaqen në vende të pazakonshme si fermat apo gropat e ujit.

Edhe gjarpërinjtë janë notues shumë të mirë dhe ata gjithashtu mund të dalin papritur”, tha Leeanne Enoch, Ministri i Mjedisit i Queensland.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *