Vendosni fjalën kyçe....

“Rama ik”, banorët e Rrogozhinës bllokojnë autostradën Kavajë-Lushnje (FOTO)


Banorë të Rrogozhinës si dhe të zonave përreth kanë bllokuar autostradën Kavajë-Lushnje, në të dy anët e saj, pranë rrethrrotullimit të Rrogozhinës.

Mësohet se ata protestojnë për situatën ekonomike dhe sociale që po përjeton vendi, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së opozitës për protestë.

Protestuesit ankohen për rritjen e çmimeve dhe mungesën e punësimit dhe largimin e të rinjve që nuk e shohin prespektiven në Shqipëri.

“Ne protestojmë për studentët, për punën e naftës sepse është shtrenjtë. Kanalet vaditëse që nuk janë pastruar. Edi Rama duhet të largohet sa më parë”– tha një protestues.

Mësohet se eskorta e kryeministrit Edi Rama është bllokuar nga qytetarët në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, ndërsa ishte nisur për në Lushnje duke e detyruar kështu të devijojë rrugë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *