Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e Shkodrës kundërshtojnë rektoratin, mbyllin hyrjen me karrige (FOTO)


Studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, sot janë treguar më të vendosur se kurrë për të bojkotuar mësimin pavarësisht vendimit të rektoratit të këtij universiteti.

Në shenjë proteste, pak para orës 08:00 studentët kanë vendosur të bllokojnë me karrige derën hyrëse të universitetit, duke mos lejuar futjen e studentëve të tjerë dhe pedagogëve dhe të zhvillohet procesi mësimor, duke mos lënë as rektorin Adem Beklteshi të hyjë në zyrë.

Studentët e kanë bërë të qartë tashmë se nuk janë dakord me “Paktin për Universitetin”.

Rektorati i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, kishte njoftuar nisjen e procesit mësimor për sot, por studentët nuk e kanë lejuar këtë pa u plotësuar kërkesat e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *