Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi udhëtim në SHBA, pritet nga Haradinaj


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar mëngjesin e sotëm me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, teksa ky i fundit pritet të udhëtojë ditën e sotme drejt SHBA-së, ku do marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Njoftimi është dhënë nga vetë kreu i qeverisëm nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “Facebook”, ku Haradinaj shkruan: “Në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimi të tij në SHBA.”

Gjatë vizitës së Thaçit në SHBA pritet të diskutohet edhe arritja e një marrëveshjeje me Serbinë e kërkuar fort nga Uashingtoni.

Në një letër dërguar autoriteteve të Kosovës, presidenti Trump, u kërkoi palëve që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të arrijnë një marrëveshje me Serbinë.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë bërë thirrje vijimësisht për heqjen e taksës 100% ndaj mallarave serbe, të vendosur nga qeveria e Kosovës pas dështimit përt anëtarësimin në Interpol, për të cilin Prishtina bëri përgjegjës Beogradin.

Por heqja e taksës është kundërshtuar nga Haradinaj, i cili ka thënë se ajo do ndodhë vetëm kur me Serbinë të arrihet një marrëveshje për njohjen e Kosovës nga Beogradi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *