Vendosni fjalën kyçe....

Vetëgjyqësi për Ardit Gjoklajn? Shoferi i ekskavatorit të landfillit qëllohet mes Tirane


Ardit Gjoklaj

Vetëgjyqësi për Ardit Gjoklajn? Shoferi i ekskavatorit të landfillit ku humbi jetën Ardit Gjoklaj qëllohet mes Tirane.

“Rreth orës 06:30 të mëngjesit në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë nga shtetasi E. K., 43 vjeç, i cili njofton se në rrugën “5 Maji”, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij e më pas është larguar. Shtetasi E. K., nuk ka pësuar lëndime.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.”, jep detaje policia këtë pasdite.

Ajo që mësohet pas kësaj deklarate shumë të vonë është se personi ndaj të cilit u qëllua është Edmond Kollari, shoferi i eskavatorit me të cilin dyshohet se u godit i ndjeri Gjoklaj, për të cilin prokuroria kërkonte 7 vjet burg por që u shpall i pafajshëm nga gjykata.

Disa ditë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj u shënjestrua nga studentët e Lëvizjes për Universitetin në Qytet Studenti, për vrasjen e Gjoklajt.

“Vrasës! Vrasës! Ardit Gjoklaj sot do ishte student”, qenë fjalët e të rinjve.

Policia e lëshoi deklaratën këtë pasdite, pas shkrimit të “Syri.net”, edhe pse tentoi ta mbante të fshehtë ngjarjen për orë me radhë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *