Vendosni fjalën kyçe....

Agron Shehaj për Ramën: I pangopur, pse e vazhdon njësoj projektin e Unazës


Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj i ka dalë në krah banorëve të Astirit duke thënë se  projekti i Unazës së Re është aferë korruptive, ndërsa kritikon kryeministrin Edi Rama që nuk po e anulon projektin, pavarësisht skandaleve që u publikuan.

Shehaj shprehet se Rama kishte bërë edhe planin si do i pastronte paratë direkt në SHBA, por kjo gjë sipas tij i dështoi falë përpjekjeve të opozitës.

 “Projekti i unazës është aferë fund e krye korruptive. Me pazare personale, Edi Rama caktoi klientët që do merrnin paratë, disa herë më shumë se kostoja e punimeve, dhe shërbëtorët e tij në ARRSH e ministri rregulluan letrat dhe procedurat për të zyrtarizuar pazaret e shefit. Edi Rama kishte bërë edhe planin si do i pastronte paratë direkt në SHBA, por kjo gjë i dështoi falë përpjekjeve të opozitës. Edi Rama e zëvendësoi shërbëtorin e dalë boje në krye të minsitrisë me një shërbëtore më të vjetër dhe më me shumë përvojë në aferat korruptive të tij. Me këtë “eksperte” të vjetër grabitjesh, Edi Rama ka vendosur ta vazhdojë projektin hajdut të unazës. Ka vetëm një shpjegim për këtë arrogancë të verbër: etja e pangopur për para që e shtyn të grabisë çdo gjë. Ka, edhe, vetëm një fund për këtë verbëri: askush nuk i ka gëzuar dot paratë e grabitura duke lënë popullin në varfëri dhe prapambetje.”, shkruan Shehaj.

Ndërkohë banorët e Unazës së Re aktualisht po protestojnë dhe kanë paralajmëruar kryeministrin se nëse nuk e anulon projektin do ta pësojë, pasi ata nuk e kanë ndërment të lejojnë shkatërrimin e banesave të tyre.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *