Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: U konfirmua edhe një herë se vettingu është vegël në duart e Ramës, Prela shërbim kriminal


Pas konfirmimit të Donika Prelës në detyrë, reagon Partia Demokratike. Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi sot se vettingu u konfirmua edhe një herë si një vegël në duart e Edi Ramës.

Sipas Alibeajt Prela i duhet Ramës për ta mbrojtur atë nga drejtësia dhe për të mbyllur dosjet e Tahirit, Dakos, Gjiknurit, sipas tij për vjedhjen e votave.

“Kush ka patur edhe fijen më të vogël të besimit se organet e vetingut do të përjashtonin nga sistemi i dejtësisë prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar e të lidhur me krimin, sot është bindur se vetingu funksionon si një vegël politike në duart e Edi Ramës.

Vendimi për mbajtjen në sistemin e drejtësisë të Donika Prelës është konfirmimi se reforma në drejtësi ka dështuar dhe se për të mbrojtur edi Ramën nga drejtësia e vërtetë përbuzet dhe poshtërohet edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.”, thotë Alibeaj, duke sjellë në vëmendje se vëzhguesit ndërkombëtarë gjetën se Donika Prela, brenda një kohe të shkurtër, se ka shitur prona me çmim 4 herë më të lartë sesa i ka blerë, duke vënë në dukje se me të ardhurat e deklaruara nuk justifikohej as blerja lirë e disa apartamenteve.

“Komisioni i vetingut, ndryshe nga rastet e tjera identike me të Donika Prelës, nuk i hetoi këto fakte, por mbajti në sistemin e drejtësisë një prokurore shërbëtore të Edi Ramës, me pasuri te pajustifikuara dhe qe i ka sherbyer krimit, nga Emiljano Shullazi tek banda e Avdylajve dhe deri tek shkaterrimi i dosjes se Saimir Tahirit.

Vendimi për Donika Prelën është marrë në konflikt të pastër interesi dhe në shkelje të plotë të ligjit, pasi nga verifikimi i kamerave të sigurisë të prokurorisë së krimeve të rënda, Komisioni i Vetingut do të kishte zbuluar se Donika Prela është takuar rregullisht me anëtaren e trupit të saj gjykues, Valbona Sanxhaktari në periudhën nëntor dhjetor.”, denoncoi Alibeaj.

Sipas tij, Prela ka firmosur, kur ishte drejtuese e Prokurorisë së Durrësit, lirimin nga burgu të Bandës së Avdylajve, Astrit Avdylin.

“Shërbimi kriminal që Donika Prela ka kryer për bandën që blinte vota për llogari të Edi Ramës në qarkun e Durrësit gjendet në dosjen 339, si pjesë e përgjimeve të bandës së Avdylajve.”, thotë më tej Alibeaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Roland Ilia (kryesues), Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari (relatorë), vendosi që shefja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, të vazhdonte në detyrë duke neglizhuar problemet e komentuara në media në lidhje  deklaratën e saj për pasurisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *