Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë në prefekturën e Shkodrës ka anuluar lejen e dhënë në muajin dhjetor për shfrytëzimin e ujërave termale në Dibër.
Vendimi është marrë ditën e sotme ndërkohë që ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka, ka deklaruar se përgjegjësit për vendimin e marrë do dalin para drejtësisë.
Pak ditë më parë banorët e Dibrës organizuan disa protesta në qytetin verilindor kundër vendimit për dhënien me koncesion të ujërave termale të Dibrës.
Ata kërcënuan me protesta masive pasi pretendojnë se ky koncesion shkatërron burimin e vetëm të mbijetesës për qindra familje në Dibër që nuk kanë asnjë mundësi tjetër për të vjelë të ardhura.