Një 55-vjeçar nga qyteti i Lezhës ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur 55-vjeçari ka rënë në kontakt me kabujt elektrikë në një kabinë e cila nuk ka as sigurinë më minimale duke vënë në rrezik edhe jetët e fëmijëve.
55-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Kabinat elektrike të amortizuara janë një shqetësim i vazhdueshëm për shumë familje në Lezhë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.