Vendosni fjalën kyçe....

Greva e pedagogëve, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë thërret sërish asamblenë


Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë thërret asamblenë në një seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet situata e krijuar dhe propozimi i zgjidhjeve për vështirësitë e studentëve dhe universitetit.

“Mbështetur në nenin 41, pika 3, te Ligjit nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kerkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit te Lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe ne Nenin 45, pika 3, te Statutit te UT-së, vendoset thirrja e seancës së jashtëzakonshme të Asamblesë së FHF-së, me rend dite: situata në FHF dhe propozimi i zgjidhjeve.

Kerkohet prania e gjithë personelit akademik, ditën e mërkurë, datë 6.2.2019, ora 10:00, salla 324.”, njofton FHF-ja.

Një përfaqësi e pedagogëve të këtij fakulteti tentuan të komunikojnë me ministren e Arsimit Besa Shahini për të zgjidhur situatën ku është futur arsimi i lartë në Shqipëri me javë të gjata protestash e bojkoti por nuk arritën në një marrëveshje.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *